
Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se buxheti i shtetit, i cili sipas tij arrin në 67 miliardë euro në 14 vite, nuk ka shërbyer për përmirësimin e jetesës së qytetarëve, por është shoqëruar me korrupsion dhe vjedhje të fondeve publike.
”Buxheti që vidhet 90% sipas Kontrollit të Shtetit. Buxheti që në 14 vite të administruar, djersë, mund, kafshatë të shqiptarëve, 67 miliardë euro. Çfarë keni bërë? Keni vjedhur rreth 50 miliardë. Vidh e vidh”, deklaroi Berisha.
Duke folur për aksionin opozitar, Berisha theksoi se protestat kundër qeverisë do të vijojnë dhe se ato nuk do të ndalen pa largimin e kryeministrit Edi Rama.
”Po protesta? Menduat ju se kaloi? Jo! Gabim. Ju garantoj se ajo ndërpritet, kalon vetëm kur të rrëzohet Rama. Nuk ikën protesta kurrë”, u shpreh kreu i PD-së.