Banka Qendrore Evropiane paralajmëron për rrezik financiar nga inteligjenca artificiale

18 Nëntor 2026 | 14:30

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka paralajmëruar për rreziqet që bumi i inteligjencës artificiale mund të sjellë për stabilitetin financiar, duke e krahasuar situatën aktuale me flluskën e kompanive të internetit (dotcom) në fillim të viteve 2000.

Në Rishikimin gjashtëmujor të Stabilitetit Financiar, të publikuar të mërkurën, BQE thekson se rritja e listimeve në bursë dhe investimet masive në inteligjencën artificiale mund të jenë shenja të një euforie të tepruar në tregjet financiare. Shqetësim përbën edhe fakti se gjigantët e teknologjisë po marrin hua në shuma të mëdha për të financuar zgjerimin e tyre, duke rritur ekspozimin ndaj një shitjeje të papritur në tregje.

Zëvendëspresidenti i BQE-së, Boris Vujčić, deklaroi se rreziqet për stabilitetin financiar të eurozonës mbeten të larta, për shkak të pasigurisë gjeoekonomike dhe ekspozimit në rritje ndaj inteligjencës artificiale.

Raporti publikohet një ditë pasi Komisioni Evropian vlerësoi se ekonomia e Bashkimit Evropian e kishte përballuar më mirë se sa pritej tronditjen energjetike të shkaktuar nga lufta me Iranin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një tërmet i fortë godet Rumaninë, sa ishte magnituda

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në Rumani, në veri të Bukureshtit, u ndje veçanërisht në rajonin më të gjerë të...
09:47 | 18/11/2026

Mijëra qytetarë në protesta kundër qeverisë së Robert Ficos në Sllovaki: Është një turp të negociojmë me Rusinë

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e qyteteve të Sllovakisë të martën në mbrëmje, në protesta kundër qeverisë së kryeministrit Robert Fico, i cili është vënë...
09:43 | 18/11/2026

Norvegjia paralajmëron për rritje të rrezikut të sulmeve terroriste nga ekstremistët

Norvegjia po përballet me rreziqe në rritje të sigurisë, për shkak të aktivitetit të grupeve ekstremiste. Shërbimi Norvegjez i Sigurisë Policore (PST) paralajmëron se gjatë...
09:24 | 18/11/2026