E mërkurë, 18 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 milionë eurove pasuri
Lajme

SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 milionë eurove pasuri

Apartamente, makina luksoze dhe biznese në shënjestër

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e një pasurie që kap vlerën e rreth 9.1 milionë eurove, e cila dyshohet se lidhet me persona të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal që hetohet për trafik narkotikësh dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Kërkesa është depozituar më 17 nëntor 2026 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, në kuadër të procedimit pasuror nr. 10/2025. Hetimet e SPAK janë përqendruar te verifikimi i pasurive të regjistruara në emër të personave nën hetim, familjarëve të tyre dhe individëve të tjerë që rezultojnë të lidhur me ta.

Nga analizimi i dokumentacionit financiar, ekspertimet kontabël dhe vlerësimet e kryera, prokurorët kanë identifikuar një numër të konsiderueshëm pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe pjesëmarrje në shoqëri tregtare, për të cilat, sipas SPAK, nuk është justifikuar origjina e ligjshme e të ardhurave.

Në bazë të vlerësimit me çmimet aktuale të tregut, pasuria për të cilën kërkohet konfiskimi arrin në rreth 9.1 milionë euro.

Çfarë përfshihet në listën e pasurive që kërkon të konfiskojë SPAK?

Inventari i publikuar nga Prokuroria e Posaçme përfshin pasuri të shpërndara kryesisht në Durrës, por edhe në Vlorë. Bëhet fjalë për:

  • 3 automjete luksoze: dy automjete BMW dhe një Mercedes-Benz AMG GLE 63 4MATIC.
  • Pjesëmarrje në biznese: kuota në katër shoqëri tregtare dhe në një person fizik.
  • 24 pasuri të paluajtshme: apartamente, njësi tregtare, truall dhe ndërtesa, kryesisht në Durrës.
  • 2 vende parkimi: të regjistruara në Vlorë.

Mes automjeteve të identifikuara janë një BMW e vitit 2018, një Mercedes-Benz AMG GLE 63 4MATIC i vitit 2017 dhe një BMW X6 e vitit 2021.

Ndërkohë, lista e pasurive të paluajtshme përmban apartamente me sipërfaqe të ndryshme, njësi me përmasa të konsiderueshme dhe prona të tjera, përfshirë një truall prej 282.5 metrash katrorë dhe një ndërtesë me sipërfaqe 248 metra katrorë në Durrës.

Në dokumentacionin e SPAK renditen gjithashtu njësi me sipërfaqe 548.32 dhe 355 metra katrorë, si dhe prona të tjera që variojnë nga disa dhjetëra deri në disa mijëra metra katrorë. Në listë figurojnë edhe dy apartamente me sipërfaqe nga 85 metra katrorë, ndërsa në Vlorë janë identifikuar dy vende parkimi, me numrat 10 dhe 11.

Hetimet lidhen me dosjen penale të vitit 2019

Verifikimet për origjinën e këtyre pasurive janë kryer në funksion të procedimit penal nr. 36 të vitit 2019, që lidhet me hetimet për trafikimin e narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Në këtë dosje përfshihen dyshime për trafikim narkotikësh, krijim dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, kryerje të veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

SPAK sqaron se procedimi pasuror nr. 10/2025 është ndarë më tej në procedimin nr. 10/1 të vitit 2026. Ky vendim është marrë për të vijuar hetimet mbi subjekte dhe pasuri të tjera që mund të rezultojnë të lidhura me çështjen.

Tashmë kërkesa për konfiskimin e pasurive me vlerë rreth 9.1 milionë euro do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme. Vendimi përfundimtar në lidhje me konfiskimin i takon gjykatës.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi më 17.11.2026 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim për konfiskimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr. 85/2020, datë 2.7.2020.

Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në funksion të procedimit penal nr.36 të vitit 2019, për veprat penale;“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kudër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, ekspertimet kontabwl dhe vlerwsues tw kryer u identifikuan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe shoqëri tregtare në emër të subjekteve në hetim, familjarëve të tyre dhe personave të lidhur me ta, të cilat nuk justifikoheshin nga burimet e ligjshme të të ardhurave.

Vlera totale e pasurive me çmimin aktual të tregut është rreth 9.1 milionë euro.

Këto pasuri përfshijnë:

3 automjete
kuota në 4 shoqëri tregtare dhe në një person fizik;
24 pasuri të paluajtshme, kryesisht në Durrës (apartamente, njësi, truall dhe ndërtesë) dhe 2 vende parkimi në Vlorë.
Pasuritë e luajtshme:

Automjet i markës BMW, i vitit 2018.
Automjet i markës Mercedes Benz, modeli AMG GLE 63 4MATIC, viti 2017.
Automjet i markës BMW, modeli X6, i vitit 2021.
Kuotat e subjekteve tregtare:

Pasuritë e paluajtshme:

Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 282.5 m2 dhe “Ndërtesë” me sipërfaqe 248 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 63.4 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 65.5 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 61 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 48 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 175 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 199 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 123 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 548.32 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 120 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur ne Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 285 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 910 m2,e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 3050 m2, e ndodhur në Durrës.
Apartamenti me sipërfaqe 103,6 m2, e ndodhur në Durrës.
Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.
Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.
Vend parkimi nr. 10, e ndodhur në Vlorë.
Vend parkimi nr. 11, e ndodhur në Vlorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.