Barcelona është skuadra më e vlerësuar në çmimet e La Liga-s për sezonin 2025/26. Ceremonia e ndarjes së trofeve do të zhvillohet më 28 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe, në mbrëmjen gala të “Globe Soccer Awards”.
Lamine Yamal do të marrë çmimin e lojtarit më të mirë të kampionatit, pas një sezoni me 16 gola dhe 12 asistime, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të titullit të Barcelonës.
Çmimi i trajnerit më të mirë i është akorduar Hansi Flick, i cili udhëhoqi katalanasit drejt titullit me 94 pikë. Ndërsa Joan García fitoi çmimin për pritjen më të mirë, falë një ndërhyrjeje në derbin kundër Espanyol. Portieri e mbylli sezonin me vetëm 21 gola të pësuar dhe fitoi trofeun “Zamora”.
Edhe Real Madridi siguroi dy çmime: Arda Güler për golin më të bukur, të shënuar ndaj Elche në javën e 28-të, dhe Carlos Espí si lojtari më i mirë nën 23 vjeç, pas paraqitjeve mbresëlënëse dhe 11 golave në kampionat.







