Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është renditur i pari në Evropë për rritjen e trafikut të pasagjerëve në kategorinë e aeroporteve të mëdha, duke shënuar një rritje prej 23.3% në tremujorin e tretë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve – Evropë (ACI EUROPE), TIA renditet përpara aeroporteve të Tel Avivit, Tashkentit, Krakovit dhe Venecias. Edhe bilanci i nëntë muajve të parë konfirmon këtë ecuri, me rreth 10.8 milionë pasagjerë që kanë udhëtuar përmes aeroportit deri në fund të shtatorit. Viti 2026 pritet të mbyllet me një tjetër rekord për TIA-n.