Deklaratat e Berishës në Kuven për video erotike, reagon Pandeli Majo
Deputeti Pandeli Majko ka replikuar në distancë me kreun e PD, Sali Berisha lidhur me deklaratat e këtij të fundit në Kuvend ku përmendej socialisti.
Përmes një postimi në Facebook, Majko i cilëson ‘të moshuara’ batutat e Berishës, ndërsa thekson se ky i fundit nuk i mund dot socialistët.
“Berisha më paska përmendur sot në Kuvend…!
I vetmi justifikim është mosha e tij! Edhe batutat i ka të “moshuara”!
Këtë individ, e bënë lider, studentët! Zgjedhjet e tij e bënë atë, “non grata”!
E vetmja pyetje që duhet ti bëj vetes është nëse dikush në forumet e partisë së tij mund të flas si unë tek partia ime?
Socialistët një mijë herë të bien në tokë, sërish do të ringrihen!
Berisha nuk i mund dot socialistët! Ta harrojë!
Arsyja është e thjeshtë! Berisha nuk mund të jetë një ëndër për të ardhmen europiane edhe të atyre djemve e vajzave që protestojnë sot!
Askush nuk i shpëton asaj që është! Berisha më shumë se askush!”
Gjatë fjalës së mbajtur gjatë në seancën plenare të së mërkurës, Berisha iu referua lajmeve të publikuara lidhur me deklaratat e pretenduara të Majkos në Asamblenë e PS, ku flitej për video erotike.
Berisha iu drejtua përfaqësuesve të shumicës me pyetjen: “Po denoncimi i Majkos?”, ndërsa paralajmëroi se, sipas tij, do të bëhen publike edhe informacione të tjera.
Në deklaratën e tij, kreu i PD-së përmendi edhe “skenat erotike”, duke lënë të kuptohet se ekzistojnë materiale që ende nuk janë bërë publike.
Live-Debat në Kuvend. Rama dhe Berisha përplasen për Buxhetin 2027
Seanca për buxhetin, Tabaku replikë me Ramën: Ku shkuan 1,2 miliardë eurot e rindërtimit?
Rama për rindërtimin në Tiranë: Prej dy vitesh Bashkia është pa kokë, fondet ende të papërdorura
- 14:30 Banka Qendrore Evropiane paralajmëron për rrezik financiar nga inteligjenca artificiale
- 14:27 Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni me tre identitete të falsifikuara, i dënuar për tri vrasje
- 14:05 9.1 mln euro të kalojnë në pronësi të shtetit, SPAK kërkon konfiskim pasurish për ‘Grupin e Shkozetit’
- 14:00 Live-Debat në Kuvend. Rama dhe Berisha përplasen për Buxhetin 2027
- 13:58 Vritet me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohet autori i dyshuar
- 13:45 Irani kërcënon SHBA-në: Në rast sulmi, përgjigjja do të jetë më shkatërruese dhe pa kufizime gjeografike