
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të mërkurën se autoritetet nuk kanë gjetur asnjë provë që ndërprerjet teknologjike në SHBA të kenë lidhje me njëra-tjetrën ose të jenë vepër e aktorëve keqdashës. Komentet i bëri gjatë një samiti diplomatik në Manila, në kuadër të një vizite në Azi së bashku me presidentin Donald Trump.
Ndërprerjet në banka dhe në rrjetin e NSA-së kanë nxitur shqetësim te publiku, ndërsa demokratët kërkojnë shpjegime nga administrata për këto sulme kibernetike, raporton Euronews dhe agjencia Reuters, transmeton Koha Jonë. Sipas tij, nuk ka asnjë indikacion që këto incidente të jenë të lidhura mes tyre.
Gjithashtu, nuk ka prova që ato të kenë të bëjnë me hakerë kibernetikë, kriminelë, shtete të tjera apo aktorë të tjerë keqdashës. Rubio theksoi se teknologjia është e pranishme kudo në jetën e përditshme. Sipas sekretarit amerikan, sa më shumë ajo të integrohet, aq më reale bëhen dobësitë e saj.
Ai kujtoi se dikur njerëzit hynin fizikisht me maska dhe armë për të grabitur bankat. Tani mund ta bëjnë këtë nga pas një ekrani kompjuteri në anën tjetër të botës, një sfidë me të cilën përballet çdo ekonomi e madhe.
