Bastian Schweinsteiger, një prej figurave më të shquara të futbollit gjerman, ka shprehur vlerësimin maksimal për talentin me rrënjë shqiptare, Brajan Gruda, duke e renditur ndër ata lojtarë që mund të ndryshojnë fatin e një ndeshjeje.
Ish-kapiteni i kombëtares gjermane dhe ish-ylli i Bayern Munichut e Manchester Unitedit nuk ka ngurruar të ndajë mendimin e tij të lartë për Grudën, në një intervistë për televizionin publik gjerman “ARD”.
Të lidhura
None found
Gjatë prononcimit të tij, Schweinsteiger përmendi me fjalë pozitive edhe Florian Wirtz dhe Scherhant, por theksoi se ishte pikërisht lojtari me origjinë shqiptare ai që meritonte vlerësimin më të madh.
“Të kesh në ekip futbollistë si Wirtz, Scherhant apo Gruda është një ëndërr. Janë lojtarë që bëjnë dallimin në fushë. Gruda, konkretisht, është i nivelit botëror,” u shpreh legjenda gjermane.
Ky vlerësim i jashtëzakonshëm nga një personalitet i kalibrit të Schweinsteigerit konsiderohet një kompliment i rëndësishëm për Grudën, i cili shihet gjithnjë e më shumë si një ndër talentet më premtues të futbollit gjerman.
Gruda ka bërë debutimin e tij me kombëtaren gjermane këtë muaj në Ligën e Kombeve, duke realizuar një gol kundër Serbisë si dhe një gol e dy asistime në ndeshjen ndaj Holandës.







