
Një 24-vjeçare ka mbetur e dëmtuar pasi është rrëzuar nga dritarja e pasme e një taksie në zonën e Mulletit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 15 nëntor 2026, ndërsa e reja po merr ndihmë mjekësore në spital.
Mësohet se 24-vjeçarja ndodhej në taksi së bashku me një shoqe, ndërsa mjeti drejtohej nga një 47-vjeçar, teksa të tre dyshohet se kishin konsumuar alkool në zonën e Mulletit.
Në një moment, e reja ka hipur në dritaren e pasme të automjetit për të realizuar një video, por është rrëzuar.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka ndaluar shoferin 47-vjeçar, me inicialet J. S., ndërsa ka proceduar penalisht edhe pasagjeren tjetër, 23-vjeçaren L. T., e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës dhe dhënie të deklaratës së rreme.
Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se 24-vjeçarja P. V. ka rënë nga dritarja e pasme e taksisë që drejtohej nga 47-vjeçari, ndërsa vijon të marrë mjekim në spital.
Rrethanat e plota të incidentit mbeten për t’u sqaruar.
Njoftimi paraprak i Policisë:
U ndalua me iniciativë shtetasi J. S., 47 vjeç, sepse më datë 15.11.2026, në orët e para të mëngjesit, në rrugën e fshatit Mullet, dyshohet se ka rënë nga dritarja e pasme e mjetit taksi që ai drejtonte shtetasja P. V., 24 vjeçe, e cila po merr mjekim në spital. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja L. T., 23 vjeçe, pasagjerja tjetër në mjet, pasi ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës dhe ka dhënë deklaratë të rreme për rastin.
