Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar për tri vrasje në Shkodër

18/11/2026
Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar për tri vrasje në Shkodër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Valentin Ftoni, 52 vjeç, i dënuar dy herë me nga 25 vite burgim për tri vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës, është ekstraduar nga Nju Jorku drejt Shqipërisë. Policia e Shtetit njofton se ekstradimi u realizua më 18 nëntor, në kuadër të operacionit të koduar “GLOBE”, në bashkëpunim me agjencitë federale amerikane.

Ftoni ishte arrestuar në Nju Jork më 8 tetor 2026, pas një pune të gjatë hetimore dhe bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve amerikane, të koordinuara nga DSS/OCIU në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Sipas policisë, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, ai kishte përdorur tri identitete të falsifikuara: Valentin Bujaj, Parim Hajredini, me identitet kosovar, dhe Alexander Campusano, me identitet të Amerikës Qendrore.

Valentin Ftoni ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2001, pasi ishte larguar nga Shqipëria dhe ishte fshehur në SHBA për t’iu shmangur vuajtjes së dënimeve.

Më 28 janar 2001, Gjykata e Shkodrës e dënoi me 25 vite burg për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim, si dhe për mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve dhe municionit. Sipas vendimit, më 19 shtator 2000, në fshatin Cas të Shkodrës, Ftoni kishte vrarë dy persona, Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje.

Sponsorizuar

Ndërsa më 18 nëntor 2008, Gjykata e Shkodrës e dënoi sërish me 25 vite burg për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim, dhe mbajtje pa leje të armëve. Këtë herë, ai u shpall fajtor për vrasjen e shtetasit G. T., ngjarje e ndodhur më 12 gusht 2001 në Shkodër.

Pas ekstradimit, Ftoni u mor në dorëzim nga autoritetet shqiptare për veprimet e mëtejshme procedurale dhe vuajtjen e dënimeve.

Policia e Shtetit e cilëson këtë operacion si një tjetër rezultat të bashkëpunimit me partnerët amerikanë në fushën e hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta kundër kriminalitetit. Në njoftim falënderohet edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë për kontributin në ndjekjen e këtij rasti.

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar për tri vrasje në Shkodër

Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar për tri vrasje në Shkodër

18/11/2026
I shtruar në Infektiv pa tampon. 67 vjeçari humb jetën nga koronavirusi

Shëndetësia konfirmon rastin me malarie, si ka shkuar trajtimi i pacientit

18/11/2026
Rama në Kuvend: Buxheti i ri historik, ul koston e jetesës dhe lehtëson barrën fiskale

Rama në Kuvend: Buxheti i ri historik, ul koston e jetesës dhe lehtëson barrën fiskale

18/11/2026
Berisha: Pasuria e Ramës në bankat offshore ka kaluar 2 miliardë euro, në çdo sektor ka Gysët e tij

Berisha: Pasuria e Ramës në bankat offshore ka kaluar 2 miliardë euro, në çdo sektor ka Gysët e tij

18/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar për tri vrasje në Shkodër

Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar për tri vrasje në Shkodër

18/11/2026
I shtruar në Infektiv pa tampon. 67 vjeçari humb jetën nga koronavirusi

Shëndetësia konfirmon rastin me malarie, si ka shkuar trajtimi i pacientit

18/11/2026
Rama në Kuvend: Buxheti i ri historik, ul koston e jetesës dhe lehtëson barrën fiskale

Rama në Kuvend: Buxheti i ri historik, ul koston e jetesës dhe lehtëson barrën fiskale

18/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

165.106 artikuj gjithsej