“Princesha e burgut”, Berisha përplaset me Sara Milen në Kuvend, deputetja: Të thërret shpirti i të vrarëve

18 Nëntor 2026 | 15:34

Seanca plenare e kësaj të mërkure në në Kuvend është shoqëruar me debate dhe replika të ashpra mes kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mile.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja, kreu i PD-së iu drejtua drejtpërdrejt deputetes socialiste, duke e quajtur “princesha e burgut” dhe duke i kërkuar të denoncojë kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.

“Ti, zonja princesha e burgut apo e kodrës së Kalit, kodrës së Kuajve, mos bëj asnjë gjest, sepse këto që them unë janë të vërteta dhe unë të këshilloj ta denoncosh edhe atë, edhe qeverinë, se ti je e re dhe nuk mund ta nisësh këtë formë karriere”, është shprehur Berisha.

Menjëherë pas kësaj deklarate, deputetja Sara Mile i është përgjigjur kreut të PD-së, duke i thënë se e thërret shpirti i të vrarëve, duke i kujtuar atij 26 të vrarët e Gërdecit, 4 të vrarët në bulevard më 21 janar dhe ngjarjen e ’97-ës.

“Dorëzo mandatin, më thotë mua, ndërkohë që e thërret shpirti i 26 të vrarëve në Gërdec, i katër të vrarëve në bulevard më 21 janar dhe kush e di se sa qindra të vrarëve në ’97-ën. Dorëzo mandatin, më thotë mua, ndërkohë”, është shprehur Sara Mile.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci! Dënimi i ulet me gjykim të shkurtuar në 1 vit e 4 muaj

GJKKO dënon me 2 vite burg ish-kryebashkiakun socialit të Memaliajt, Gjolek Guci! Dënimi i ulet me gjykim të shkurtuar në 1 vit e 4 muaj...
15:45 | 18/11/2026

Sërish protestë para Ministrisë së Arsimit, nis grumbullimi i qytetarëve! Situata e qetë

Qytetarë dhe të rinj janë mbledhur këtë të mërkurë para Ministrisë së Arsimit në një tjetër protestë të radhës, duke vijuar kështu valën e tubimeve...
15:21 | 18/11/2026

Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni me tre identitete të falsifikuara, i dënuar për tri vrasje

Një shtetas shqiptar i dënuar dy herë me nga 25 vite burgim për tri vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës është ekstraduar nga Shtetet...
14:27 | 18/11/2026