Lajmi i fundit

LIVE - Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare, diskutohet projektbuxheti 2027

Milani përgatit ofertën përfundimtare prej 70 milionë eurosh për Endrick, përjashtohet huazimi

Milani përgatit ofertën përfundimtare prej 70 milionë eurosh për Endrick, përjashtohet huazimi

15:43, 18/11/2026

Milani po përgatit një ofertë prej 70 milionë eurosh për të siguruar përfundimisht shërbimet e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madridi. Sipas Vitor Sergio të “TNT Sports Brasil”, dy klubet kanë nisur bisedimet për një transferim të përhershëm, ndërsa mundësia e huazimit është përjashtuar.

Oferta e kuqezinjve pritet të jetë 60 milionë euro si shumë fikse dhe 10 milionë të tjera në formën e bonuseve. Milani është i vendosur ta marrë futbollistin në pronësi dhe është gati t'i ofrojë një pagë ndjeshëm më të lartë se ajo që përfiton aktualisht në Madrid, prej 3.2 milionë eurosh neto në sezon.

Nga ana tjetër, Real Madridi kërkon të përfshijë në marrëveshje dy klauzola mbrojtëse. E para do t'i jepte klubit spanjoll të drejtën për ta riblerë Endrickun për 85 milionë euro, megjithëse ende nuk është përcaktuar periudha gjatë së cilës do të mund të aktivizohej kjo klauzolë.

Klauzola e dytë do t'i lejonte Realit të barazonte çdo ofertë të ardhshme për sulmuesin brazilian, duke synuar të ruajë kontrollin mbi të ardhmen e tij dhe të shmangë kalimin te Barcelona apo ndonjë tjetër klub i madh europian.

Megjithatë, drejtuesit madrilenë nuk e kanë marrë ende vendimin përfundimtar për shitjen e futbollistit. Trajneri José Mourinho dëshiron ta mbajë Endrick-un në skuadër, pavarësisht minutave të pakta që braziliani ka pasur në dispozicion këtë sezon.

Interesi i Milanit lidhet edhe me dëshirën personale të pronarit Gerry Cardinale për ta sjellë sulmuesin në Milano. Klubi italian synon të përforcojë repartin ofensiv gjatë merkatos së janarit, ndërsa Endrick është një nga objektivat kryesorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco