Barcelona ka caktuar datën për zyrtarizimin e rinovimit të kontratës me Xavi Espart. Mbrojtësi i ri do të firmosë marrëveshjen e re këtë të premte, më 20 nëntor, në ambientet e stadiumit “Spotify Camp Nou”, në një ceremoni ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti Joan Laporta.
Espart do të zgjasë bashkëpunimin me klubin katalanas deri në vitin 2030. Marrëveshja mes palëve ishte arritur që në muajin tetor, ndërsa më 8 tetor Barcelona e kishte bërë zyrtare akordin për rinovimin. Tashmë ka mbetur vetëm hedhja e firmës në kontratë.
Me këtë lëvizje, Barcelona siguron vazhdimësinë e një prej talenteve të spikatur të akademisë La Masia.
Espart iu bashkua akademisë katalanase në verën e vitit 2015 dhe debutoi me ekipin e parë në mars të vitit 2026. Megjithatë, afirmimi i tij erdhi gjatë këtij sezoni, pasi paraqitjet pozitive në fazën përgatitore bindën stafin teknik për ta përfshirë në planet e skuadrës së parë. Në muajin gusht, ai mori edhe numrin zyrtar të lojtarit të ekipit të parë.
Mbrojtësi ka zhvilluar nëntë ndeshje zyrtare këtë sezon, të gjitha si titullar, duke regjistruar edhe dy gola dhe dy asistime.
Megjithatë, momenti i tij pozitiv u ndërpre nga një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë, të cilin e pësoi gjatë ‘El Clasico’-s ndaj Real Madridit. Për këtë arsye, ai ka munguar në ndeshjet e fundit të Barcelonës.
Pavarësisht dëmtimit, klubi katalanas ka vendosur të investojë te talenti 18-vjeçar, duke i garantuar një kontratë të re deri në vitin 2030.
© SYRI.net
Milani përgatit ofertën përfundimtare prej 70 milionë eurosh për Endrick, përjashtohet huazimi
Lajme të mira për Zhegrovën, rikthehet në stërvitje me grupin tek Juventusi
U largua nga lufta në Ukrainë, tani është i pathyeshëm prej 500 minutash dhe tërheq vëmendjen e MourinhosBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: