Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, pranë zonës së Tajvanit, në Tiranë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia.
Uniformat blu po kryejnë veprimet përkatëse për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me dinamikën e përplasjes, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar.
Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion nga autoritetet për këtë ngjarje.














