Real Madrid ka siguruar të ardhmen e një prej talenteve më premtues të skuadrës. Klubi madrilen njoftoi zyrtarisht këtë të mërkurë, më 18 nëntor, zgjatjen e kontratës së Arda Güler, i cili do të jetë pjesë e “Los Blancos” deri më 30 qershor 2032.
Me këtë marrëveshje të re, madrilenët konfirmojnë besimin e madh që kanë te mesfushori turk, i cili konsiderohet një nga lojtarët me potencial të rëndësishëm për të ardhmen e klubit.
