Sot protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë shënuar ditën e 172-të radhazi. Pas tubimit që nisi më herët para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur në një marshim drejt Parlamentit.
Me thirrje kundër ekzekutivit dhe kërkesa për largimin e kryeministrit, pjesëmarrësit janë larguar nga godina e Ministrisë së Arsimit dhe i janë drejtuar Kuvendit. Pritet që protesta të vijojë atje, ndërsa deputetët po diskutojnë buxhetin.
Të lidhura
None found
Marshimi është pjesë e kundërshtimit ndaj qeverisjes së Edi Ramës, teksa qytetarët vazhdojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes parullave dhe thirrjeve kundër mazhorancës.








