• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tenderi 4.1 mln euro, GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci

by Bota Bota
November 18, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
Tenderi 4.1 mln euro, GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci, është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), pasi u shpall fajtor për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Në të njëjtën çështje është dënuar edhe ish-nënkryetarja e Bashkisë Memaliaj, Edmonda Harizi, me 8 muaj burg.

Vendimi u dha këtë të mërkurë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Engjëllushe Tahiri.

Fillimisht, Guci u dënua me 2 vite burg, por përfitoi uljen me një të tretën e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Gjykata vendosi gjithashtu t’i heqë të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Ndërsa Harizi u dënua fillimisht me 1 vit burg, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar u reduktua në 8 muaj burg. Edhe asaj iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Akuzat

Çështja ndaj ish-kryebashkiakut të Memaliajt lidhet me procedurën e prokurimit të vitit 2021 për ndërtimin e Ujësjellësit Rajonal, që parashikonte furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Memaliajt dhe tetë fshatrave përreth: Vasjar, Iliras, Qesarat, Anë-Vjosë, Toç, Lulëzim, Zhulaj dhe Krahës.

Fondi i parashikuar për këtë investim ishte 493.183.572 lekë, ose rreth 4.1 milionë euro.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Gjolek Guci, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë dhe titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, dyshohet se krijoi avantazhe dhe privilegje të padrejta për operatorë ekonomikë të caktuar.

Në qendër të hetimit ishte shpallja fituese e bashkimit të operatorëve ekonomikë “KEG” sh.p.k. dhe “ED Konstruksion” sh.p.k., të cilët, sipas SPAK, kishin mangësi në dokumentacionin e paraqitur, veçanërisht në përmbushjen e kritereve për kapacitetin teknik.

Një tjetër element i evidentuar nga hetuesit ishte përfshirja si nënkontraktor e kompanisë “Artreum Generation” sh.p.k.

Projekti i dhuruar dhe dyshimet për konflikt interesi

Sipas SPAK, më 21 shtator 2020, Gjolek Guci kishte nënshkruar një kontratë dhurimi me kompaninë “Artreum Generation”, e cila kishte përgatitur projektin për ndërtimin e ujësjellësit rajonal.

Prokuroria ka konstatuar se vlera e fondit të miratuar për investimin ishte e njëjtë me kostot e përcaktuara në projektin e dhuruar nga kjo kompani.

Megjithatë, e njëjta kompani u përfshi më pas si nënkontraktore e njërit prej bashkimeve të shpallura fituese të tenderit.

Sipas hetimeve, kjo situatë krijonte konflikt interesi, pasi “Artreum Generation” kishte dhuruar projektin dhe kishte hartuar specifikimet teknike të procedurës, ndërkohë që, sipas SPAK, nuk përmbushte kriteret ligjore për t’u pranuar si nënkontraktore.

Si nisën hetimet e SPAK?

Hetimi nisi pas një kallëzimi penal të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të depozituar më 28 tetor 2024. Më 4 nëntor 2024 u regjistrua procedimi penal për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Në kuadër të hetimeve, SPAK mori të pandehur dhe dërgoi për gjykim katër persona:

-Gjolek Guci, ish-kryetar i Bashkisë Memaliaj.

-Edmonda Harizi, ish-nënkryetare e Bashkisë Memaliaj

-Feta Hoxha, ish-drejtor i Shërbimeve Publike në Bashkinë Memaliaj.

-Bersant Ylli, administrator i subjektit “Bersant Ylli”.

Të katërt akuzoheshin për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Tags: burgEdmonda HariziGjolek GuciTender
Previous Post

24-vjeçarja ra nga dritarja e taksisë, zbulohen detaje/ E reja ishte nën efektin e alkoolit së bashku me shoferin dhe shoqen e saj, po bënte video…

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Tenderi 4.1 mln euro, GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci

Tenderi 4.1 mln euro, GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci

November 18, 2026
24-vjeçarja ra nga dritarja e taksisë, zbulohen detaje/ E reja ishte nën efektin e alkoolit së bashku me shoferin dhe shoqen e saj, po bënte video…

24-vjeçarja ra nga dritarja e taksisë, zbulohen detaje/ E reja ishte nën efektin e alkoolit së bashku me shoferin dhe shoqen e saj, po bënte video…

November 18, 2026
Beqaj i pakënaqur me “arrestin shtëpiak”, ish-ministri rekurs në Gjykatën e Lartë: Jap garanci pasurore 2 milionë lekë

Beqaj i pakënaqur me “arrestin shtëpiak”, ish-ministri rekurs në Gjykatën e Lartë: Jap garanci pasurore 2 milionë lekë

November 18, 2026
Vritet me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohet autori

Vritet me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohet autori

November 18, 2026
U ekstradua nga New York/ Momenti kur Valentin Ftoni mbërrin në Rinas, i dënuar për vrasje (VIDEO)

U ekstradua nga New York/ Momenti kur Valentin Ftoni mbërrin në Rinas, i dënuar për vrasje (VIDEO)

November 18, 2026
“I paguaj rrogë ministrit dhe shefit të policisë”/ Kush është “Visi i Peqinit” që trafikoi 60 ton kokainë

“I paguaj rrogë ministrit dhe shefit të policisë”/ Kush është “Visi i Peqinit” që trafikoi 60 ton kokainë

November 18, 2026
Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, përfundon në spital

Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, përfundon në spital

November 18, 2026
Dështimi për të frenuar çmimet, ushqimet shtrenjtohen me 4.4%!

Dështimi për të frenuar çmimet, ushqimet shtrenjtohen me 4.4%!

November 18, 2026
Inspektorja/Prokurore Elsa Miha kërkon shkarkimin e gjyqtares Ajshe Xhafa: 343 sales të paarsyetuara dhe 5 shkelje disiplinore

Inspektorja/Prokurore Elsa Miha kërkon shkarkimin e gjyqtares Ajshe Xhafa: 343 sales të paarsyetuara dhe 5 shkelje disiplinore

November 18, 2026
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

November 18, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL