Sylë Daka u qëllua me armë zjarri në Suharekë, në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur

Janë publikuar detaje të reja për vrasjen e ndodhur sot në qytetin e Suharekës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, rreth orës 12:03 në Suharekë ka ndodhur një vrasje e rëndë.

Të lidhura

None found

Të dhënat fillestare të hetimit tregojnë se i dyshuari Rr.H., pas një mosmarrëveshjeje të çastit, dyshohet se ka privuar nga jeta viktimën me iniciale S.D., duke qëlluar me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, prokurori kujdestar nga ky departament, së bashku me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipet e krim-teknikës, kanë dalë në vendngjarje për të zhvilluar procedurat hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës u dërgua për obduksion në IML.

I dyshuari Rr.H. është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vijon hetimet intensive për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.


Shtuar më 18.11.2026 16:34

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet