Të rinjtë nuk kanë nevojë vetëm për një hapësirë ku të dëgjohen, por edhe për një platformë ku idetë e tyre të marrin jetë. Dhe pikërisht një mundësi e tillë ka ardhur nëpërmjet Urban Gen, me producente Ledja Liku dhe nën moderimin e Kristi Lamaj, duke vendosur në qendër brezin e ri, energjinë, talentin dhe këndvështrimin mbi shoqërinë. Interesi për këtë platformë është reflektuar edhe përmes një bumi aplikimesh nga të rinj në qytete të ndryshme të vendit përgjatë dy sezoneve televizive. Në krye të këtij rrugëtimi, Kristi Lamaj ndau me ne ndjesitë dhe punën pas një projekti kaq të përqafuar nga të rinjtë.