Superkompjuteri zbulon shanset e Kosovës dhe Shqipërisë për kualifikim në ‘Euro 2028’

Superkompjuteri zbulon shanset e Kosovës dhe Shqipërisë për kualifikim në ‘Euro 2028’

17:19, 18/11/2026

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë më pak se 50 për qind gjasa për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “Euro 2028”.

Superkompjuteri ka bërë parashikimin e parë pasi të gjithë kombëtaret u kompletuan në vazot përkatëse, edhe pse shorti faktikisht ende s’është tërhequr.

“Football Meets Data” i ka dhënë Kosovës vetëm 33 për qind shanse për ta arritur kompeticionin e parë madhor, ndërsa Shqipëria ka 40 për qind.

Edhe pse të dy kombëtaret gjenden në të njëjtën vazo, gjasat e “Kuqezinjve” janë pak më të larta për shkak se kanë edhe një mundësi tjetër, falë “play-off”-it të “Euro 2028”.

Anglia dhe Spanja janë të vetmet kombëtare që e kanë të “siguruar” kualifikimin, ndjekur nga Franca, Portugalia, Belgjika, Gjermania, Zvicra dhe Holanda.

Këto gjasa do të ndryshojnë rrënjësisht kur të tërhiqet shorti për “Euro 2028”.

Kujtojmë, shorti i kualifikimeve për Euro 2028 do të hidhet më 6 dhjetor në Belfast, ndërsa ndeshjet e para do të fillojnë nga muaji mars 2027.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco