Sport

Muçi rikthehet me topin te Trabzonspor, por aktivizimi ndaj Eyupspor mbetet në pikëpyetje

Mesfushori shqiptar jep sinjalet e para pozitive pas rikthimit nga grumbullimi me Kombëtaren, por aktivizimi ndaj Eyupspor mbetet ende në pikëpyetje.

Trabzonspor ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga seanca e fundit stërvitore, ku skuadra po përgatitet për përballjen e së dielës ndaj Eyupspor. Në mesin e futbollistëve të rikthyer nga angazhimet me përfaqësueset është edhe Ernest Muçi. Mesfushori shqiptar ka nisur të kryejë lëvizjet e para me topin, duke dhënë sinjale inkurajuese për gjendjen e tij fizike.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse Muçi do të jetë në dispozicion për sfidën e radhës në kampionat. Trajneri Thomas Reis nuk dëshiron të marrë asnjë rrezik me futbollistin shqiptar, ndaj vendimi për aktivizimin e tij pritet të merret pas vlerësimit të rezultateve të ekzaminimeve mjekësore.

Muçi ka qenë një nga lojtarët me kontribut të rëndësishëm në repartin ofensiv të Trabzonspor këtë sezon, me 9 gola të përfshirë në statistikat e tij. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse rikthimi në fushë do të jetë i mundur që këtë fundjavë.