Personat e zhdukur gjatë luftës, sprova e vërtetë për autoritetet e reja në Serbi: A do t’i hapë Beogradi arkivat për krimet në Kosovë?

Çështja e personave që u zhdukën gjatë luftës në Kosovë mbetet një ndër plagët më të thella të periudhës së pasluftës. Familjarët ende presin të mësojnë se çfarë ndodhi me të afërmit e tyre, të cilët u rrëmbyen e u zhdukën nga forcat serbe. Edhe tani, pas më shumë se dy dekadash, sqarimi i fatit të tyre varet nga bashkëpunimi institucional dhe, mbi të gjitha, nga vullneti i Serbisë për të thënë të vërtetën e për të vënë në dispozicion dokumentet që mund të çojnë drejt vendndodhjes së varrezave masive.

Zhvillimet e fundit në terren e kanë rikthyer këtë çështje në qendër të vëmendjes. Më 12 nëntor u zbuluan mbetje mortore në Shtërpcë, ndërsa u identifikuan edhe mbetjet e tre pjesëtarëve të “Grupit të Intelektualëve”, duke rikujtuar edhe një herë dhimbjen e familjeve dhe urgjencën e zbardhjes së plotë.

Të lidhura

None found

Në këtë kontekst, vëmendja po shkon edhe nga zhvillimet politike në Serbi dhe roli që mund të luajë Lista Studentore në formimin e pushtetit të ri. Edhe pse kjo lëvizje e ka kritikuar politikën e presidentit Aleksandar Vuçiq, ajo ende nuk ka shprehur një qëndrim publik të qartë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe për çështjen e të pagjeturve.

A do të jetë e gatshme qeveria e re në Serbi të hapë arkivat ushtarake e policore, të publikojë informacione për varrezat masive dhe të ndihmojë në sqarimin e fatit të të zhdukurve? A duhet që Kosova ta kushtëzojë avancimin në dialog me rezultate konkrete në këtë drejtim? Dhe a mund të flitet për normalizim marrëdhëniesh pa u zbardhur fati i mijëra njerëzve që ende mungojnë?

Image

Për këto çështje kanë folur publicisti Lis Bukuroca dhe eksperti i sigurisë Fidair Berisha.

Sipas publicistit Lis Bukuroca, pa u përballur me krimet e Serbisë, ndryshimi i pushtetit nuk mjafton. Ai vlerëson se ndryshimi i pushtetit në Beograd mund të hapë mundësi të reja, por jo shpejt, dhe paralajmëron se nuk duhen krijuar pritje të pabaza. Sipas tij, kundërshtimi ndaj Aleksandar Vuçiqit nuk nënkupton domosdoshmërisht kundërshtim të politikës së tij ndaj Kosovës. Pyetja thelbësore, shton ai, është nëse Vuçiqi kundërshtohet si autokrat i korruptuar apo sepse nuk arriti ta nënshtrojë Kosovën, sepse këto janë dy qëndrime krejt të ndryshme. Pa një qëndrim të qartë të Listës Studentore ndaj krimeve dhe të pagjeturve, shpresa nuk duhet ngatërruar me garancinë. Ai kujton se politika serbe vijon të jetë nacionaliste dhe ekstremiste.

Duke folur për hapjen e arkivave ushtarake dhe policore, Bukuroca nënvizon se një veprim i tillë do të ishte provë konkrete e vullnetit për ndryshim. Sipas tij, ndryshimi i njerëzve në krye të shtetit nuk mjafton, sepse vetëm përballja me krimet e shtetit serb e bën dallimin. Ai pyet se çfarë mbrohet duke fshehur vendndodhjen e varrezave masive: interesi i qytetarëve apo përgjegjësit e krimeve? Nëse vazhdohet kështu, thekson ai, do të mbrohen më tej kriminelët, ashtu si deri tani.

Bukuroca vlerëson se pritja e familjeve të personave të zhdukur nuk mund të vazhdojë të kushtëzohet nga përllogaritjet politike dhe rrethanat e brendshme në Serbi. Ai thotë se familjet kanë pritur më shumë se dy dekada dhe se t’u kërkosh të presin edhe më, derisa të krijohen rrethana të përshtatshme politike, do të thotë t’ua nënshtrosh të drejtën për t’i varrosur të afërmit interesave të pushtetit. Sipas tij, Serbia nuk ka vendosur vetëm për vrasjen e tyre, por edhe për varrimin dhe vjedhjen e të vdekurve.

Për sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Bukuroca shprehet se Kosova duhet ta kushtëzojë përparimin thelbësor me bashkëpunim konkret nga Beogradi për të pagjeturit, përfshirë dokumente, vendndodhje, hetime dhe afate. Sipas tij, premtimet pa rezultate vetëm e zgjatin pritjen, ndërsa kërkimet dhe bashkëpunimi humanitar duhet të vijojnë edhe kur bisedimet politike janë të bllokuara. Ai thekson se Serbia nuk i bën nder Kosovës duke treguar ku ndodhen të vrarët; ajo përmbush një detyrim ndaj viktimave dhe familjeve. Një pushtet që pretendon se do ta demokratizojë Serbinë, shton ai, duhet të tregojë nëse ka guxim t’i hapë arkivat e veta dhe të dëshmojë se nuk është vazhdim i Millosheviqit dhe Vuçiqit.

Image

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë Fidair Berisha vlerëson se ndryshimi i pushtetit në Serbi mund të krijojë hapësirë për një qasje të re, por kjo duhet të provohet me veprime konkrete, jo vetëm me deklarata politike. Ai nënvizon se çdo qeveri e re në Beograd duhet të jetë e gatshme të përballet me të kaluarën dhe të sqarojë fatin e personave që prej lufte vijojnë të jenë të zhdukur.

Duke folur për arkivat ushtarake e policore, Berisha e konsideron hapjen e tyre një domosdoshmëri për të zbardhur fatin e të zhdukurve dhe për të identifikuar varrezat masive. Sipas tij, Serbia duhet t’i bëjë publike të gjitha informacionet që mund të ndihmojnë këtë proces, duke pasur parasysh pritjen e gjatë të familjeve të viktimave, të cilat kanë të drejtë ta dinë të vërtetën.

Për sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Berisha thekson se nuk mund të ketë normalizim të vërtetë të marrëdhënieve pa u sqaruar fati i personave të pagjetur. Ai vlerëson se Kosova duhet të kërkojë rezultate konkrete nga Beogradi, përfshirë hapjen e arkivave dhe bashkëpunim të plotë institucional, dhe se kjo çështje nuk duhet të bëhet objekt pazari politik, por duhet trajtuar si çështje drejtësie dhe përgjegjësie njerëzore.

Në fund, Berisha kujton se personat e pagjetur nuk mund të shihen thjesht si shifra statistikore, sepse pas secilit prej tyre ka një familje që ende pret përgjigje. Ai bën thirrje që kjo çështje të qëndrojë në vëmendjen e institucioneve të Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare derisa të zbardhet fati i çdo personi të zhdukur. Sipas tij, 1,577 personat e pagjetur nuk janë vetëm numra, por njerëz që mungojnë në familjet e tyre, dhe përderisa familjet presin përgjigje, çështja nuk duhet të largohet nga vëmendja institucionale dhe ndërkombëtare.


deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet