Në Maqedoninë e Veriut, çmimet e produkteve bujqësore gjatë muajit tetor ishin më të larta se në të njëjtin muaj të vitit paraprak, teksa edhe shpenzimet e fermerëve shënuan rritje.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, çmimet e inputeve në bujqësi u shtrenjtuan me 9.7 për qind, ndërsa produktet bujqësore u rritën me 2.2 për qind.
Të lidhura
None found
Shpenzimet në sektorin bujqësor u rritën me 9.8 për qind, kurse fondet për investime u zgjeruan me 8.3 për qind.
Rritjen më të theksuar të çmimeve e regjistruan bimët industriale me 18.8 për qind dhe perimet me 14.7 për qind. Ndërkaq, produktet me origjinë shtazore shënuan rënie prej 7.9 për qind.







