Kronikë
Rrëshkitje dherash në aksin Kolonjë-Golem, vështirësi në qarkullim

Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar rrëshkitje të tokës përgjatë rrugës Kolonjë-Golem në Gjirokastër.
Ky segment përshkon një terren malor ndërkohë që erozioni, rrëshkitjet e dheut dhe gurëve kanë krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve përgjatë kësaj rruge.
Strukturat e emergjencave po monitorojnë situatën dhe mundësinë e ndërhyrjes për largimin e dherave dhe rikthimin në normalitet të qarkullimit të mjeteve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




