Wednesday / November 18 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Rajoni

Eurobank blen 65% të Fibank, që ka degë dhe në Shqipëri

Share Share Icon

Eurobank, grupi bankar grek, ka arritur marrëveshje për blerjen e 65% të aksioneve të First Investment Bank (Fibank), banka e pestë më e madhe në Bullgari, në një transaksion që vlerëson institucionin financiar rreth 1 miliard euro.

Sipas njoftimit zyrtar të Eurobank, marrëveshja është lidhur me aksionerët kryesorë të Fibank, Ivailo Mutafchiev dhe Tzeko Minev, për blerjen e paketës kontrolluese, kundrejt një çmimi prej rreth 650 milionë eurosh. Transaksioni pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2027, në varësi të miratimeve rregullatore.

Pas përfundimit të blerjes, Eurobank planifikon të bëjë një ofertë të detyrueshme për aksionet e mbetura të Fibank, përfshirë rreth 18% që zotërohen nga Banka Bullgare e Zhvillimit.

Bashkimi i Fibank me Postbank, bankën që Eurobank zotëron tashmë në Bullgari, pritet të krijojë bankën më të madhe në vend për nga aktivet dhe depozitat, me një pjesë tregu rreth 20%.

Eurobank vlerëson se transaksioni do të sjellë sinergji kostosh mbi 70 milionë euro në vit, pas tatimit, si dhe do të rrisë potencialin për zgjerimin e kreditimit dhe të shërbimeve ndaj bizneseve dhe individëve.

Prania në Shqipëri

Eurobank zgjeron përmes kësaj marrëveshjeje edhe shtrirjen e saj rajonale, përfshirë Shqipërinë, ku Fibank operon përmes Bankës së Parë të Investimeve Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara nga Monitor, Fibank Shqipëri zotëronte 3.3% të aktiveve totale të sektorit bankar në fund të shtatorit 2026, nga 3.2% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për vitin 2025, banka kishte një pjesë prej 3.3% të aktiveve të sektorit dhe 4.1% të tregut të kredisë.

Marrëveshja për blerjen e Fibank në Bullgari pritet të forcojë pozicionin e grupit në Europën Juglindore, duke rritur përmasat e aktivitetit dhe duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e shërbimeve bankare në tregjet ku është i pranishëm.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Objektet e konfiskuara për shkelje të lejes, ligji hap rrugën për legalizimin e njësive të blerësve

Blerësit dhe porositësit e apartamenteve apo njësive të tjera në objekte të konfiskuara për shkelje të lejes së ndërtimit mund t’i legalizojnë dhe ...

3 hours më parë 2 Min Lexim

Duhani dhe cigaret elektronike, drafti sjell kufizime të reja për shitjen dhe përdorimin

Qeveria propozon të ndalojë shitjen online të duhanit dhe produkteve të lidhura me të brenda vendit, si dhe shitjen e cigareve elektronike njëpërdo...

4 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!