Takimi trepalësh midis Vladimir Putin, Xi Jinping dhe Donald Trump, i planifikuar për të enjten më 19 nëntor, në Shenzhen të Kinës, nuk pritet të zgjasë më shumë se një orë, tha, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Jo më shumë se një orë”, deklaroi Peskov, duke iu referuar kohëzgjatjes së parashikuar të takimit mes tre liderëve.
Sipas agjencive ruse të lajmeve, takimi Trump-Putin do të zhvillohet pas seancës plenare të samitit. Në të pritet të marrin pjesë edhe disa anëtarë të delegacioneve amerikane dhe ruse.
Ndërkohë, të dy presidentët do të marrin pjesë edhe në një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping, i planifikuar për të enjten.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se për këtë takim mes tre liderëve është parashikuar një orë.