Atletico Madridi ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Martin Zubimendit gjatë merkatos së janarit, pasi Arsenali po kërkon më shumë se 70 milionë euro për mesfushorin spanjoll.
Sipas gazetarit të Marcas, Matteo Moretto, shifra e vendosur nga klubi londinez e bën këtë operacion financiarisht të paarritshëm për madrilenët, të cilët për momentin nuk po mendojnë të paraqesin ndonjë ofertë për reprezentuesin e Spanjës.
Të lidhura
None found
Nga ana tjetër, Arsenali nuk planifikon të heqë dorë nga shërbimet e Zubimendit, edhe pse Chelsea dhe Real Madridi kanë shfaqur interesim për të.
Londinezët nuk ndihen nën presion për të negociuar largimin e mesfushorit në afatin kalimtar të dimrit dhe synojnë ta mbajnë atë në skuadër.
Ndërkohë, Zubimendi është i hapur për një rikthim në Spanjë, pasi nuk është pjesë e formacionit titullar, me trajnerin Mikel Arteta që preferon dyshen Declan Rice dhe Bruno Guimaeres.
Mbetet e paqartë nëse Real Madridi dhe Chelsea do të vijojnë përpjekjet për të siguruar spanjollin, apo do të presin verën për të parë nëse çmimi i kërkuar nga Arsenali do të ulet.







