E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

“S’jam penduar që kam falur tradhtinë”/ Rrëfehet Rike Roçi, zbulon raportin e partnerit me familjen e saj

Aktorja dhe producentja Rike Roçi ka folur hapur për marrëdhënien me partnerin e saj, raportin e tij me familjen dhe planet për të ardhmen.

E ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, ajo zbuloi se familja e saj është shumë e afërt me partnerin, ndërsa tregoi se ëndrra e saj është të ketë dy fëmijë.

Roçi foli edhe për tradhtinë, duke pranuar se ka falur në të kaluarën, por theksoi se nuk harron kurrë.

Ajo ndau gjithashtu zhgënjimet nga miqësitë në Shqipëri dhe zbuloi se partneri i saj është xheloz, ndërsa vetë e konsideron veten aq xheloze sa duhet.

Reklamë

Pjesë nga intervista:

Rike Roçi: Familja ime është shumë e afërt me partnerin tim. Edhe pushimet i bëjmë bashkë.

Fjodora Fjora: Ke marrë unazë?

Rike Roçi: Jo akoma.

Fjodora Fjora: Pra, e pret?

Rike Roçi: Unë nuk jam shumë person romantik. Çdo gjë me kohën e vet.

Fjodora Fjora: A do të doje të kishe ti një familje të madhe?

Rike Roçi: Ëndrra ime është të kem dy fëmijë, jo më shumë.

Fjodora Fjora: Ti ke pranuar që ke falur tradhtinë. Je penduar?

Rike Roçi: Kur je e dashuruar, ti ke një perde. S’jam e penduar për asgjë që kam bërë. Unë fal, por nuk harroj kurrë.

Fjodora Fjora: A ka njerëz që të kanë zhgënjyer?

Rike Roçi: Nga familja kurrë. Familja ime është mbështetëse. Sa i përket shoqërisë, sidomos në Shqipëri, shumë jam zhgënjyer. Ka buzëqeshje false. Jam e zhgënjyer nga shoqëria në Shqipëri. Është e vështirë të gjesh miq të mirë në Shqipëri. Partneri im vjen shpesh në Shqipëri. E kam çuar disa herë në Durrës. Kemi bërë edhe pushime në Vlorë.

Fjodora Fjora: A është xheloz ai?

Rike Roçi: Është.

Fjodora Fjora: Po ti?

Rike Roçi: Unë jam e sigurt në vete. Jam aq sa duhet.

Fjodora Fjora: Të ka ndodhur që t’ia kesh marrë telefonin partnerit për të parë diçka?

Rike Roçi: Po, por si me stil. S’kam gjetur gjë, shyqyr.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.