
Sot po mbahet protesta kombëtare nga studentët dhe qytetarët, por Policia e Shtetit ka krijuar një gardh dhe po tenton që të largojë protestuesit drejt trotuarve.
Efektivët kanë bërë thirrje që protestuesit të largohen nga bulevardi “Dëshmorët e kombit”, pasi nuk lejohet protesta në sheshet kryesore, sipas aktit normativ të qeverisë.
Qytetarët kanë deklaruar se akti normativ i qeverisë për protestat është i paligjshëm dhe presin një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese.
Protestuesit po ashtu kanë theksuar se nuk do të rreshtin së protestuari, deri në largimin e kryeministrit Rama.