Ngjarjet e fundit që ka shkaktuar Arlinda brenda “Big Brother VIP Kosova 5” kanë tërhequr vëmendjen edhe jashtë shtëpisë, duke u bërë objekt diskutimi për shumë figura publike.
Për qëndrimin dhe veprimet e saj në shtëpinë më të njohur në vend ka folur edhe aktorja Lena Berisha, e cila ishte e ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës, Berisha shprehu mendimin e saj për Arlindën dhe u shfaq e zhgënjyer nga mënyra se si ajo po sillet në këtë edicion.
“Ajo o ka m’dëshpëron total çdo ditë e ma shumë”, deklaroi aktorja.
Ajo rrëfeu se në fillim të këtij edicioni ishte ndier entuziaste për hyrjen e Arlindës në shtëpi, pasi e njihte si një person të mençur dhe kishte pritshmëri të tjera prej saj.








