Një 24-vjeçare me inicialet P. V. ka përfunduar në spital pasi ka rënë nga dritarja e pasme e një taksie në lëvizje në Mullet, Tiranë. Ngjarja mësohet se është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 15 nëntorit. Sipas të dhënave, e reja dyshohet se ka hipur në dritaren e pasme të automjetit për të realizuar një video në momentin që është rrëzuar. 24-vjeçarja ndodhej në taksi së bashku me një shoqe, ndërsa mjeti drejtohej nga një 47-vjeçar, teksa të tre dyshohet se kishin konsumuar alkool në zonën e Mulletit.