Arrestohet 41-vjeçari në Fier me precedentë penalë, kapet me kokainë gati për shitje

Një 41-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi u kap në flagrancë me një sasi të dyshuar kokaine, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza dhe dyshohet se do të shitej. Operacioni policor u kodua “Recidivisti”.

Sipas Policisë, i arrestuari, Emiljano Resuli banues në Fier, rezulton i dënuar më parë dy herë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ai u ndalua teksa qarkullonte me automjet në qytetin e Fierit. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndën narkotike, një automjet dhe një celular.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri