“Është në nderin tuaj të votoni buxhetin historik” – Balla thumbon opozitën: Votoni për qytetarët. Ne nuk humbasim kohë me ju!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka replikuar me opozitën nga foltorja e Kuvendit, duke i kërkuar të mos pengojë diskutimin e projektligjeve të buxhetit 2027 dhe paketës fiskale që lidhen me qytetarët.
Balla theksoi se procedura kushtetuese për ligjin në fjalë është respektuar, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të opozitës të fokusohen te diskutimi i buxhetit dhe paketës fiskale, duke veçuar masat për strehimin e 10 mijë familjeve dhe uljen e çmimeve e të taksës së karburanteve.
“Sa herë ka tërmet, ju iu duket vetëm rezultati i zgjedhjeve. Ne nuk kemi kohë të humbur me ju. Procedura kushtetuese e ligjit në fjalë është respektuar germë për germë. Është në kalendar dhe është parashikuar në konferencën e kryetarëve.
Sa i takon ligjit të strehimit, ku 10 mijë familje të hyjnë në banesat e tyre, ne nuk ju presim. Të diskutojmë sot ligjin për buxhetin dhe për paketën fiskale.
Sepse është në nderin tuaj një herë të vetme gjatë një mandati të votoni për qytetarët, të votoni uljen e çmimeve, uljen e taksës së karburanteve dhe të votoni për qytetarët, dhe të votoni buxhetin më të madh në histori”, tha Balla.
360grade.al



















