Scaloni e shuan polemikën me Unai Simon: Te respektojmë mendimet e të gjithëve

Lionel Scaloni i dha fund çdo polemike me Unai Simon. Pas fitores së thellë 7-0 të Argjentinës ndaj Kosta Rikës në Cordoba, trajneri fitues i Kupës së Botës iu përgjigj në një konferencë për shtyp komenteve të fundit të portierit të Spanjës, i cili e përshkroi Anglinë si ekipin e dytë më të mirë në botë. Besnik ndaj stilit të tij të matur, trajneri i lindur në Pujato shmangu përballjet verbale dhe e minimizoi incidentin: “Nuk kam folur me Unai-n, por është mendimi i tij dhe është i vlefshëm, njësoj si ai i gazetarëve apo i kujtdo tjetër. Nuk mendoj se ai po e thotë këtë në një ditë negative ndaj Argjentinës, unë nuk po e shikoj në atë mënyrë. Ai beson se Anglia është një ekip i shkëlqyer kombëtar, dhe ata janë, sepse janë një ekip i pabesueshëm që ne e mundëm. Por këto janë mendime dhe ne duhet t’i respektojmë ato”.
Komentet e portierit të Athletic Bilbaos erdhën në fund të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, menjëherë pas humbjes 3-2 të “Furive të Kuqe” ndaj Anglisë. Në atë rast, Simon i quajti “Tre Luanët” “ekipi i dytë më i mirë në botë”, duke justifikuar vlerësimin e tij pavarësisht humbjes që i dha fund serisë së fitoreve të Spanjës: “Edhe pse renditja e FIFA-s nuk e thotë këtë, mendoj se niveli i tyre është i krahasueshëm me tonin dhe na dhemb të humbasim. Në fund të fundit, e dinim se seria do të mbaronte herët a vonë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




