Politikë

Spiropali shfaqet e qeshur në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS, ulet mes deputetëve socialistë!

Pas përjashtimit nga forumet e Partisë Socialiste, ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu bashkua punimeve të Kuvendit vetëm rreth orës 18:00, disa orë pasi seanca kishte nisur dhe pasi kryeministri kishte mbajtur fjalën për buxhetin 2027.

Spiropali pati një bisedë të shkurtër me Bledi Çuçin, ndërsa më pas u ul në vendin e saj, pranë Lindita Nikollës, pa pasur komunikim me të.

Prania e saj në krah të deputetëve socialistë vjen në një kohë kur mbetet e paqartë nëse ajo është përjashtuar edhe nga grupi parlamentar i PS-së.

LEXO EDHE: Rama kërkoi largimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Klosi: Ata s’mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë, por nuk ka sens përjashtimi!

Mbetet për t’u parë nëse ajo do të vijojë qëndrimin në Kuvend si deputete e pavarur, pasi zyrtarizimi i kërkesës për përjashtimin nga grupi parlamentar ende pritet.

LEXO EDHE: Edhe Majko kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës: PS jo parti që përjashton! I njëjti qëndrim nga Xhafaj dhe Braçe!