Ekspertja Meri Lika: Në Shqipëri është shtuar klasa e varfër

19:03, 18/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekspertja e ekonomisë Meri Lika thotë se në Shqipëri është shtuar klasa e varfër dhe rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit nuk sjell gjë në xhepat e shqiptarëve.

E ftuar në studion e “Task Forcë’ pasditen e sotme në Syri Tv, Lika analizon dhe pr/buxhetin e 2027 të prezantuar sot në Kuvend. Duke u ndalur tek pensionet ekspertja sqaron se nuk kemi të bëjmë me dyfishim të pensioneve por me një bonus mujor i cili do të jepet vetëm nëse do Rama votat e pensionistëve.

Buxheti ka një veçori këtë vit që shpenzimet për interesat e kredive do të jenë më të larta se vitet e tjera. Në vitin që vjen interesat e borxhit do të jenë më të larta. Kjo nënkupton që do të merret kredi e re dhe ne do të dalim për Eurobond.

Sa i takon pensioneve FMN ka kundërshtuar dhënien e bonusit. Paga minimale nuk indeksohet në bazë të zhvillimit ekonomik.  Nga 2013 ka vite të tëra pa indeksuar paga, ndërsa në vite elektorale bëhet rritje pagësh, e njëjta ndodh dhe me bonuset e pensioneve.

Nuk do marrin rritje pensioni. Nuk ka dyfishim të rritjes, por do u futet në xhep para votimeve ndonjë lek që muajin tjetër nuk do e kejë më. Do e kenë vetëm kur kryeministri të thotë se u duhet vota e pensionistëve.

FMN e ka kundërshtuar duke e quajtur se kjo nuk është rritje. Kjo është mjet propogandistik.

Të ardhurat dhe shpenzimet janë planifikuar të zerojnë njëra tjetrën. E nëse ndodh dicka ne nuk kemi buxhet.

Rritja e të ardhurave në buxhet nuk sjell gjë në xhepat e qytetarëve.

Në Shqipëri është shtuar klasa e varfër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco