Pas përjashtimit nga forumet e Partisë Socialiste, ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu bashkua punimeve të Kuvendit vetëm rreth orës 18:00, disa orë pasi seanca kishte nisur dhe pasi kryeministri kishte mbajtur fjalën për buxhetin 2027.
Spiropali pati një bisedë të shkurtër me Bledi Çuçin, ndërsa më pas u ul në vendin e saj, pranë Lindita Nikollës, pa pasur komunikim me të.
Prania e saj në krah të deputetëve socialistë vjen në një kohë kur mbetet e paqartë nëse ajo është përjashtuar edhe nga grupi parlamentar i PS-së.

Mbetet për t’u parë nëse ajo do të vijojë qëndrimin në Kuvend si deputete e pavarur, pasi zyrtarizimi i kërkesës për përjashtimin nga grupi parlamentar që ende pritet.











