Bardhi ndan pamjet: E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, pengimi i saj përbën vepër penale

18 Nëntor 2026 | 19:29

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga protesta e studentëve teksa shkruan se e drejta për të tubuar dhe protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me Kushtetutë.

Ai shton se kjo e drejtë nuk mund të cënohet dhe as nuk mund të shuhet përmes gjobave. Sipas tij, cilido që pengon ushtrimin e të drejtës për protestë paqësore po kryen vepër penale.

“E drejta për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk mund të cenohet, intimidohet apo shuhet përmes gjobave dhe as përmes dhunës policore.

Askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk mund të përdorë autoritetin shtetëror për të penguar ushtrimin e një të drejte themelore. Cilido që pengon arbitrarisht ushtrimin e të drejtës për protestë paqësore kryen vepër penale. Pengimi i ushtrimit të së drejtës për tubim dhe manifestim nuk mund të mbetet pa përgjegjësi”, shkruan Bardhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Buxheti 2027, Koçiu: 10 miliardë euro në qendër të familjeve, ulet TVSH-ja e shportës dhe çmimi i karburantit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar nëpërmjet një video-mesazhi në Facebook nga Kuvendi pikat kryesore të buxhetit për vitin 2027, i cili kap vlerën e 10...
19:18 | 18/11/2026

Ministri Demo: Buxheti më i madh në histori, më shumë siguri për familjet dhe shërbime më pranë qytetarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo gjatë fjalës së tij në Kuvend prezantoi prioritetet e projektbuxhetit 2027. Demo deklaroi se rritja e financimit përkthehet...
17:39 | 18/11/2026

Avokati Ndreca: Veliaj 2 javë pa operacion, pavarësisht rekomandimit të mjekut

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca ka njoftuar këtë të mërkurë se pas dy javësh kërkesash për të siguruar dokumentacionin mjekësor të Erion Veliajt,...
16:21 | 18/11/2026