Vendosni fjalën kyçe....

“30 milionë euro abuzime në bashkinë Durrës dy vitet e fundit” – Cara akuza Sakos


Deputeti i PD-së Igli Cara, akuzoi kryebashkiaken e Durrësit Sako për abuzim me fondet publike.

Ai tha se vetëm dy vitet e fundit, në bashkinë Durrës janë shpërdoruar mbi 30 milionë euro ndërsa shtoi se edhe ujin që paguajnë qytetarët e Durrësit e merr biznesmeni nga emiratet arabe Alabbar.

30 milionë euro, jo pak, vetëm për dy vite nga Bashkia e Durrësit janë abuzuar. Kjo nuk është pak. Prandaj Durrësi vuan nga përmbytjet, vuan nga korrupsioni galopant, vuan nga ndërtimet e Ramës, kemi një port, ku po ndërtohen kullat e Alabbarit. Edhe ujin e ka kërkuar Alabbari. Të gjithë shpenzimet e ujit paguhen nga shqiptarët dhe ia kanë dhënë Alabbarit. Çdo gjë shkon për miqtë e Ramës. Kemi duruar dhimbjen e largimit të të rinjve, kemi duruar skandal pas skandali, premtim pas premtimi, ndërsa llogaridhënia shtyhet pa fund. Durimi ka shkuar deri në shkelje të dinjitetit, duhet të largojmë atë.” – tha Cara në Kuvend.