VIDEO/ Dhuna e policisë, Bardhi: E drejta për protestë nuk shuhet me gjoba dhe dhunë policore

VIDEO/ Dhuna e policisë, Bardhi: E drejta për protestë nuk shuhet me gjoba dhe dhunë policore

19:28, 18/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me dhunën policore ndaj protestuesve paqësor te kryeministria.

Ai thekson se e drejta për protestës është e garantuar nga Kushtetuta dhe nuk mund të pengohen përmes gjobave apo dhunës policore.

Bardhi paralajmëron se çdo përpjekje për të penguar në mënyrë arbitrare ushtrimin e kësaj të drejte përbën vepër penale dhe duhet të shoqërohet me përgjegjësi.

‘Askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk mund të përdorë autoritetin shtetëror për të penguar ushtrimin e një të drejte themelore’, thekson Bardhi në reagimin e tij.

Reagim i Gazment Bardhit:

E drejta për t'u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk mund të cenohet, intimidohet apo shuhet përmes gjobave dhe as përmes dhunës policore.

Askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk mund të përdorë autoritetin shtetëror për të penguar ushtrimin e një të drejte themelore.

Cilido që pengon arbitrarisht ushtrimin e të drejtës për protestë paqësore kryen vepër penale.

Pengimi i ushtrimit të së drejtës për tubim dhe manifestim nuk mund të mbetet pa përgjegjësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco