I thanë se nuk kishte vend për të te Ajax, sot shënon për Portugalinë me numrin e Cristiano Ronaldos 18/11 19:08
Herët a vonë, rrethi me Juventusin do të plotësohet, e di që kam lënë diçka’-kështu është shprehur Antonio Conte për raportin e tij me klubin bardhezi, ku ai ka përjetuar emocione të mëdha fillimisht si futbollist dhe më pas si trajner.
Ish trajneri i Napolit foli për Cronache di Spogliatoio kur zbuloi edhe një prapaskenë në lidhje me Zonjën e Vjetër.
‘Është e nevojshme që unë të jem i lirë dhe që Juventus të kërkojë një trajner që nuk është në një pankinë-vijoi Antonio Conte-dhe në të kaluarën kanë qenë 2 situata ku mund të ishim bashkuar sërish; ndodhi kur morën Sarrin dhe unë isha i lirë dhe kështu shkova te Interi dhe situata e dytë ishte kur Giuntoli zgjodhi Thiago Mottan dhe unë Napolin’.
Top Channel