Donald Trump dhe Vladimir Putin janë takuar për herë të parë pas më shumë se një viti, gjatë mbërritjes së tyre në Shenzhen të Kinës, ku po zhvillohet samiti i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Presidenti amerikan u prit në aeroport nga homologu kinez, Xi Jinping, me një ceremoni madhështore, tapet të kuq dhe roje nderi. Më vonë, Trump përshëndeti edhe presidentin rus Putin, me të cilin shkëmbeu shtrëngime duarsh dhe disa fjalë përpara pritjes zyrtare. Dy liderët pritet të zhvillojnë bisedime kokë më kokë të enjten, ku një prej temave të mundshme është lufta në Ukrainë. Ndërkohë, vëmendja kryesore është përqendruar te takimi trepalësh mes Trump, Putin dhe Xi Jinping, i pari i këtij formati ku të tre udhëheqësit do të jenë të pranishëm personalisht. Sipas Kremlinit, për këtë takim është parashikuar jo më shumë se një orë.