Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu prezantoi në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2027, i cili arrin në 10 miliardë euro, përmes një videomesazhi.
Ajo theksoi se forcimi i ekonomisë duhet të reflektohet drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së qytetarëve, duke ndikuar në çmimet e ushqimeve, shpenzimet për karburant, të ardhurat e pensionistëve, mbështetjen për fëmijët dhe mundësitë që u jepen të rinjve.
Të lidhura
None found
Sipas Koçiut, ky projektbuxhet shënon një hap tjetër drejt objektivit për një Shqipëri europiane, ku familjet gëzojnë më shumë stabilitet ekonomik dhe siguri për të ardhmen.
“Një ekonomi më e fuqishme duhet të ndihet në përditshmërinë e qytetarëve: në shportën ushqimore, në faturën e karburantit, në pensionet, në mbështetjen për fëmijët dhe në shanset për të rinjtë.
Ky është thelbi i Buxhetit 2027, me vlerë 10 miliardë euro, dhe vizioni ynë për Shqipërinë europiane: një vend më i përparuar, ku çdo familje ka më shumë siguri për të tashmen dhe besim më të madh te e ardhmja” – deklaroi Koçiu.








