
Qytetarët janë larguar nga kryeministria duke vijuar marshimin nëpër Tiranë ndërkohë që efektivët Shqiponja i ndjekin nga pas.
Para bulevardit Dëshmorët e Kombit, efektivët e FNSH-së kanë shtyrë ata qytetarë që kanë mbetur për t’i larguar nga rruga.
Një aktivist akuzoi policinë për dhunë ndërsa theksoi që nuk ishte në protestë po vetëm po filmonte shoqërimet nga ana e policisë.
“Unë isha në lokal. Unë po shikoja që po protestohej dhe vetëm po filmoja disa shoqërime. Një polic më rrahi tek shpatulla. Policët më kanë goditur në këmbë me mjete të ndryshme. Unë kam plagët ende, që ditën e djeshme. Më kanë dhunuar policët, kur më kapën me urdhër të eprorit. U kërkova sqarim se për çfarë më ndaloni, e ata nuk thanë asnjë fjalë, kishte vetëm shkelma. Brenda jemi futur me forcë. Dy vetë jemi mbajtur me një palë pranga. Udhëtimin e kemi bërë me xham me bojë të furgonit të policisë.” – tha aktivisti Kedis Burrja.