E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Në Spanjë të japin dy puthje”/ Alcaraz surprizon gazetaren italiane me batutën e tij

Një moment i shkurtër mes Carlos Alcaraz dhe gazetares së Mediaset, Giulia Santin, ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, duke u bërë viral me mbi 5 milionë shikime.

Gjithçka ndodhi në tunelin që të çon drejt dhomave të zhveshjes, pas fitores së tenistit spanjoll ndaj amerikanit Frances Tiafoe në finalet e ATP-së në Torino.

Gjatë përshëndetjes me dy puthje në faqe, mes tyre pati një moment të vogël hutimi, që Alcaraz e shoqëroi me humor: “Në Spanjë të japin dy!”. Gazetarja italiane iu përgjigj duke i kujtuar se edhe në Itali përshëndetja bëhet në të njëjtën mënyrë.

Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka marrë vëmendjen edhe të mediave spanjolle, përfshirë AS.

Megjithatë, bëhet fjalë për një përshëndetje spontane mes dy personave që njihen prej kohësh. Ndërkohë, Alcaraz vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij private, pas aludimeve për një lidhje me Claudia Canalis.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.