Kanë nisur provat në linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Vorë-Durrës. Lajmi është bërë i ditur nga deputeti Taulant Balla, i cili ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga procesi i testimit të kësaj linje.
Në pamjet e publikuara shfaqet treni në stacion, ndërsa disa punonjës të cilët ndodhen në peron gjatë zhvillimit të provave.
Linja do të shërbejë për lidhjen hekurudhore mes Tiranës, aeroportit të Rinasit, Vorës dhe Durrësit, duke përfshirë disa prej pikave kryesore të transportit në këtë aks.
"Fillojnë provat në Linjën Hekurudhore Tiranë-Rinas-Vorë-Durrës"-shkruan Balla.










Komente
Komento