Dyshimet për vdekjen e Epstein, vëllai i tij publikon fotot e autopsisë dhe kërkon hetim për vrasje
Vëllai i miliarderit të dënuar për abuzim seksual me të mitur, Jeffrey Epstein, ka publikuar një seri fotografish nga autopsia e tij, duke kërkuar gjithashtu zhvillimin e një “hetimi të vërtetë për vrasje”.
Veprimi i Mark Epstein vjen pas deklaratave të ekspertit mjeko-ligjor Michael Freeman, i cili pretendon se provat tregojnë se vdekja e Jeffrey Epstein në një qeli burgu në Manhattan, në vitin 2019, nuk ishte pasojë e vetëvrasjes me varje, siç është versioni zyrtar.
Sipas Freeman, pamjet tregojnë se dëmtimet në trupin e Epstein nuk mund të jenë shkaktuar nga vetëvrasja.
“Kjo lë të hapur vetëm versionin e vrasjes”, deklaroi ai.
“Duhet të pyesësh veten se kush e vrau dhe kush urdhëroi vrasjen e tij? Pse Departamenti i Drejtësisë po e mbulon këtë çështje? Kë po mbrojnë?”, u shpreh ai, duke shtuar se një organ i pavarur duhet të zhvillojë një hetim të vërtetë për vrasje.
Freeman, deklaron se ka studiuar për një vit gjetjet e autopsisë. Sipas tij, shenjat në qafë dëshmojnë se ka pasur një përleshje dhe, për rrjedhojë, bëhet fjalë për vrasje me mbytje.
Ai pretendon se shenjat e litarit në qafën e Epstein nuk janë të njëtrajtshme, siç ndodh në rastet e vetëvrasjes. Sipas tij, provat përputhen me versionin e një sulmi dhe të mbytjes nga pas, duke përdorur të njëjtin mjet me të cilin viktima u gjet i varur.
Freeman pretendon gjithashtu se ka vërejtur edhe shenja thonjsh mbi gjurmët e litarit.
Nga ana tjetër, në autopsinë fillestare, të kryer nga mjekja Kristin Roman, nuk u konstatuan shenja përleshjeje dhe as prova të një vrasjeje. Ajo përjashtoi mundësinë e mbytjes apo të dëmtimeve të tjera të dyshimta në trupin e tij.
“Ka ardhur koha që opinioni publik ta rishqyrtojë këtë çështje”, thekson Freeman për një nga çështjet më të bujshme, e cila duket se ende përmban shumë pikëpyetje dhe elemente të paqarta.
Tensione në Gjirin Persik, Irani godet bazën amerikane në Kuvajt pas sulmeve të SHBA-së në ishullin Qeshm
Princi Harry: Nëse është e nevojshme të luftoj Rusinë, jam 100% gati të kthehem në ushtri
Goditje e re për opozitën në Turqi! Kryebashkiaku i Stambollit dënohet me 2 vite të tjera, i ndalohet të mbajë poste politike
- 21:22 Tomorri-opozitës: Dilni dhe sqaroni pse buxheti është i keq, është ligji më i rëndësishëm
- 21:14 Spiropali u shfaq në Kuvend, çfarë do thotë dhe si pritet të votojë? Hoxha: Ndodhet në kafenenë e Kuvendit
- 20:18 Tensione në Gjirin Persik, Irani godet bazën amerikane në Kuvajt pas sulmeve të SHBA-së në ishullin Qeshm
- 20:10 Princi Harry: Nëse është e nevojshme të luftoj Rusinë, jam 100% gati të kthehem në ushtri
- 20:09 Goditje e re për opozitën në Turqi! Kryebashkiaku i Stambollit dënohet me 2 vite të tjera, i ndalohet të mbajë poste politike
- 19:54 Zelenskyy: Negociatorët ukrainas do të informohen për takimet negociuese të Trump në Kinë