Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përmes një videomesazhi në Kuvend, ka folur për Buxhetin 2027, me vlerë 10 miliardë euro.

Koçiu theksoi se një ekonomi më e fortë duhet të ndihet në jetën e përditshme të qytetarëve, nga shporta e ushqimeve dhe fatura e karburantit, te të ardhurat e pensionistëve, mbështetja për fëmijët dhe mundësitë për të rinjtë.

Sipas saj, ky buxhet është pjesë e vizionit për një Shqipëri Europiane, ku çdo familje të ketë më shumë siguri për të sotmen dhe besim te e ardhmja.

"Një ekonomi më e fortë duhet të ndihet në jetën e përditshme të qytetarëve: në shportën e ushqimeve, në faturën e karburantit, në të ardhurat e pensionistëve, në mbështetjen për fëmijët dhe në mundësitë për të rinjtë. Ky është thelbi i Buxhetit 2027, prej 10 miliardë eurosh, dhe vizioni ynë për Shqipërinë Europiane: një vend më i zhvilluar, ku çdo familje ka më shumë siguri për të sotmen dhe më shumë besim te e ardhmja"- tha Koçiu.


Lajmi kryesor:

LIVE TV-Buxheti 2027, Malaj: Ulim borxhin, rrisim investimet dhe mbështetjen sociale! PD: Pse nuk caktoni minimumin jetik? Rrisni taksat për bizneset