Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritet të zhvillojnë të enjten në Berlin takime me zyrtarë ukrainas dhe përfaqësues evropianë, në kuadër të përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës me Rusinë. Në fokus do të jenë garancitë e sigurisë për Ukrainën pas luftës dhe plani për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Uashingtoni po mban kontakte të vazhdueshme me Kievin dhe partnerët evropianë për të avancuar drejt një paqeje të qëndrueshme.