Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian rrezikojnë të hyjnë në një tjetër periudhë pasigurie në marrëdhëniet mes tyre. Brukseli nuk është më i gatshëm të negociojë marrëveshje të pjesshme me Londrën, pa ditur më parë se çfarë kërkon realisht qeveria britanike nga e ardhmja e saj me BE-në. “The Guardian” raporton se diplomatët europianë kërkojnë një qëndrim të qartë nga kryeministri Andy Burnham: nëse Britania synon vetëm marrëdhënie më të afërta me bllokun, apo po shqyrton edhe mundësinë e rikthimit në Bashkimin Evropian. Kjo çështje pritet të diskutohet në samitin e së premtes në Bruksel. Palët po përpiqen të finalizojnë një marrëveshje të re bashkëpunimi, që përfshin tregtinë, bujqësinë, energjinë, lëvizjen e të rinjve dhe sigurinë.